Bota

“Në kemi qeverisur vendin më së miri”/ Hoti flet për zgjedhjet në Kosovë: LDK-ja është favorite për të fituar

23 Dhjetor 2020, 14:43 Nga DOSJA
“Në kemi qeverisur vendin më së miri”/ Hoti flet

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se partia e tij (LDK) është favorite për të fituar zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë. Në një deklaratë për mediat ai ka listuar disa nga arsyet që qytetarët e Kosovës do të zgjedhin partinë e tij për të qeverisur sërish vendin. Në fjalën e tij Hoti ka thënë se qeversja e tij ka përmirësuar raportet me disa nga vendet në botë si SHBA-ja. Kanë menaxhuar më së miri pandeminë e Covid.

Nëse i shihni veprimet që i kemi ndërmarrë për 6-7 muaj të qeverisë, ne jemi favoriti kryesor, sepse e dini si e kemi gjetur vendin me sanksione ndërkombëtare, përfshirë mikun tonë më të madh [SHBA-në]. Ne i kemi përmirësuar këto raporte, kemi menaxhuar pandeminë. Pra, Kosova është në mesin e 3-4 vendeve që më së miri e ka menaxhuar pandeminë. Ne kemi hequr nga diskursi disa dukuri negative si korrupsioni, nepotizmi, jo duke folur para medieve, por me veprime konkrete. Është me rëndësi që t’i kryejmë procedurat e nevojshme dhe të përgatitemi për zgjedhje si dhe partitë të tregohen të matura për organizimin e zgjedhjeve me stadarde evropiane”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.  Sipas vendimit të marrë, data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë duhet të caktohet brenda 40 ditëve.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti kosova ne zgjedhje avdullah hoti kosova ne zgjedhje

Sondazh

Poll