Bota

Nis vaksinimi me Pfizer dhe BioNtech në Katar, një 79-vjeçar merr vaksinën i pari

23 Dhjetor 2020, 13:52 Nga DOSJA
Nis vaksinimi me Pfizer dhe BioNtech në Katar, një 79-vjeçar

KATAR-Katari sot ka nisur vaksinimin anit-Covid, pasi grupi i parë i vaksinës Pfizer-BioNTech, mbërriti ditën e djeshme në vend.

Sipas mediave të huaja, vaksina do të administrohet në dy doza, tre javë larg nga njëra-tjera në shtatë qendra shëndetësore në vend.

Përparësia do t’u jepet njerëzve të moshës 70 vjeç e lart, personave me gjendje të rëndë shëndetësore dhe personelit kryesor të kujdesit shëndetësor që punojnë në kontakt të ngushtë me pacientët me Covid-19.

Ndërkohë, vaksina e parë iu dha 79-vjeçarit Abdullah Al Kubaisi, ish-rektori i Universitetit të Katarit.

Faza e parë e vaksinimit do të zgjasë deri më 31 janar 2021 dhe qeveria ka thënë se pret që të ketë vaksina të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë popullsinë e vendit deri në vitin  2021.

Që prej fillimit të pandemisë në Katar  janë shënuar 142,448 raste pozitive dhe kanë ndërruar jetë 243 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota katar nis vaksinimi ne katar katar nis vaksinimi ne katar

Sondazh

Poll