Bota

Zyrtarë në SHBA janë në diskutim me BionTech/Pfizer për të siguruar dhjetëra miliona doza shtesë të vaksinës anti-COVI

23 Dhjetor 2020, 14:03 Nga DOSJA
Zyrtarë në SHBA janë në diskutim me BionTech/Pfizer për

SHBA-Autoritetet në Amerikë kanë zhvilluar bisedime dhe janë afër arritjes së një marrëveshje me kompaninë BionTech dhe Pfizer për të marrë dhjetëra miliona doza shtesë të vaksinës anti-Covid.

Sipas mediave të huaja, një zyrtar, emri i të cilit nuk bëhet me dije ka thënë se po diskutohet me kompaninë farmaceutike për një marrëveshje dhe se ajo do të përfundojë së shpejti.

Vaksina kundër COVID-19 e BionTech/Pfizer është vaksina e parë që u miratua për përdorim më 11 dhjetor nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA). Ndërsa më 15 dhjetor, FDA miratoi sigurinë e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania bioteknologjike amerikane Moderna.

SHBA ka porositur paraprakisht gjithsej 810 milionë vaksina kundër COVID-19, prej të cilave 300 milionë nga AstraZeneca/Oxford, 110 milionë nga Novavax, 100 milionë nga Johnson & Johnson, 100 milionë nga Moderna, 100 milionë nga Pfizer/BioNTech dhe 100 milionë nga Sanofi/GSK.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba vaksina anti-covd shba vaksina anti-covd

Sondazh

Poll