Bota

Mutacioni i ri mund të jetë përhapur nëpër shkolla në Britani, profesori: Mbase fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj kë

23 Dhjetor 2020, 13:05 Nga DOSJA
Mutacioni i ri mund të jetë përhapur nëpër shkolla

BRITANIA E MADHE-Mutacioni i ri i Covid-19 ka shkaktuar frikë në të gjithë botën. Britania e Madhe vendi ku u shfaq për herë të parë dhe ka më shumë raste infektimi është izoluar. Ndërkohë, sipas DailyMail, profesor Neil Ferguson ka thënë se ka raportime që raste të larta infektimi kanë shpërthyer në shkolla në Londër dhe Jug-Lindje javën e fundit. Sipas tij këto shpërthime rrisin frikën e mutacionit të ri, pasi Covid-19 nuk ka pasur efekt të lartë te fëmijët, ndërsa mutacioni i ri në bazë të studimeve paraprake ka një ndikim dhe te fëmijët.

Gjithashtu, ai ka paralajmëroi, se duke qenë se mendohet se mund të jetë 70% më infektive se Covid-i normal, do të qarkullojë në të gjithë botën, më tepër në vendet evropiane pavarësisht se deri më tani janë konfirmuar vetëm disa raste.

‘Ka raporte që javët e fundit janë regjistruar shpërthime virusi në shkollat në Londër dhe Jug-Lindje të Anglisë, por ende nuk janë konfirmuar.  Mbase fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj këtij varianti. Për llojet e mëparshme të këtij virusi ne e dimë se fëmijët kishin më pak mundësi të infektoheshin dhe sigurisht më pak mundësi të shfaqnin simptoma si të rriturit, por një mundësi është që ky virus ka ndryshuar në një farë mënyre, i cili nuk synon veçanërisht fëmijët, thjesht i bën fëmijët pak më shumë si të rriturit. Ne kemi shumë pak dëshmi të drejtpërdrejta biologjike, për momentin kemi një vëzhgim se ka një ndryshim të vogël në shpërndarjen e moshës,“-ka thënë ai.

Pak ditë më parë, në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit. Ndërkohë, raste të mutacionit të ri janë shfaqur dhe në vende të tjera jashtë Britanisë, si në Danimarkë, Holandë dhe Itali.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani e madhe mutacioni i covid neil ferguson britani e madhe mutacioni i covid neil ferguson

Sondazh

Poll