Politike

Emërohet drejtori i Hipotekës në Durrës, Ferdinand Xhaferraj bën DENONCIMIN: Nga qelia tek Bashkia, kishte kunatin si ‘ku

23 Dhjetor 2020, 10:52 Nga DOSJA
Emërohet drejtori i Hipotekës në Durrës, Ferdinand Xhaferraj

DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike i degës së Durrësit, Ferdinand Xhaferraj në një deklaratë për mediat ka denonucar sipas tij emërimin e drejtorit të ri të Hipotekës së qytetit. Në deklaratën e tij zyrtare, Xhaferraj është shprehur se Arben Isaku ishte shkarkuar në vitin 2019 dhe se ishte cilësuar nga kryeministri Edi Rama si “halabak”, por mesa duket është shpërblyer me një post. Sipas demokratit, ish-drejtori i Aluizmit,  Arben Isaku, pasi qëndroi katër muaj në qeli do të garojë sërish për një post publik, duke pretenduar se në garën fiktive ka pasur si kundërshtarë kunatin e tij.

Isaku u lirua dhe po shpërblehet sepse zbatoi kodin e heshtjes së mafies Rama. Askush nuk është dënuar për dramën që shkaktoi tërmeti. Sikurse e kemi theksuar disa herë, shqetësimi i Ramës nuk ka qenë të zgjidhë hallet e qytetarëve, por të shpëtojë Dakon nga hallet e tij. Kjo është Bashkia e halabakëve dhe e të dënuarve, qytetarët e ndjejnë përditë dhe këtë e panë të gjithë bashkë edhe dy ditë më parë ku qytetarët nëpërkëmbeshin dhe zvarriteshin në sheshin para Bashkisë,”-shton ai.

FJALA E XHAFERRIT:

Në vitin 2019, kryeministri Rama do të shkarkonte live drejtorin e hipotekës së Durrësit duke e etiketuar si halabak. Por, në Gusht të këtij viti Rama e mori dhe e emëroi halabakun si drejtor të shërbimeve në Bashkinë e Durrësit. Në Dhjetorin e kaluar, për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, do të ndalohej ish drejtori i aluizmit Arben Isaku. Por, mbasi qëndroi katër muaj në qeli Isaku po shkon nga qelia tek Bashkia. Ai po emërohet Drejtor i Drejtorisë Juridike në Bashki. Për më keq dhe për më turp, në konkurimin fiktiv e qesharak ai është bashkë me kunatin e tij. Isaku u lirua dhe po shpërblehet sepse zbatoi kodin e heshtjes së mafies Rama. Askush nuk është dënuar për dramën që shkaktoi tërmeti. Sikurse e kemi theksuar disa herë, shqetësimi i Ramës nuk ka qenë të zgjidhë hallet e qytetarëve, por të shpëtojë Dakon nga hallet e tij. Kjo është Bashkia e halabakëve dhe e të dënuarve, qytetarët e ndjejnë përditë dhe këtë e panë të gjithë bashkë edhe dy ditë më parë ku qytetarët nëpërkëmbeshin dhe zvarriteshin në sheshin para Bashkisë. Ka kaluar më shumë se një vit dhe ende nuk janë bërë letrat. Kjo është qeverisja në ikje e të denuarve dhe halabakëve.

Arben Isaku ishte në mesin e 9  të arrestuarve, për pasojat e tërmetit tragjik në Durrës pasi u akuzua për “Shpërdorim detyre”. Por akzuat ndaj tij u rrëzuan dhe ai u lirua nga burgu më 14 gusht të vitit të kaluar, vetëm pak ditë pasi u vetëdorëzua Policisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben isaku ferdinand xhaferraj arben isaku ferdinand xhaferraj

Sondazh

Poll

Politike 23 Dhjetor 2020, 10:18

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka rrëfyer eksperiencën e tij me COVID-19.I ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘RealStory ‘ai ka thënë se ...