Meta humb mikun e ngushtë, i dedikon fjalë prekëse: Vizitat në Tushemisht s’do të jenë më njësoj
23 Dhjetor 2020, 09:26Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka humbur mikun e ngushtë. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Meta ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta poeti Vasil Llakmani. Ai i ka shprehur ngushëllimet familjes sakaq shton se mikëpritja dhe bujaria e të ndjerit do të mbeten të paharruara dhe se vizitat në Tushemisht pa të nuk do jenë më njësoj.
POSTIMI:
Lamtumirë Xha Sili, burri i urtë dhe i mençur, patrioti e qytetari model, të cilin kishe gjithmonë dëshirë ta takoje e të bisedoje gjatë për bukuritë e Pogradecit, hallet e njerëzve të thjeshtë, por edhe për letërsinë, që aq shumë e deshte. Jo më kot, i paharruari i letrave shqipe, Dritëroi ynë i madh, ishte edhe miku yt i veçantë. Me ikjen tënde, vizitat në Tushemisht nuk do të jenë më njësoj. Të prehesh në paqe Vasil Llakmani! Mikpritja dhe bujaria jote do mbeten të paharruara! Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe mbarë komunitetit të mrekullueshëm të Pogradecit dhe Tushemishtit!
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mbyllet për këtë vit sesioni parlamentar. Ditën e sotme është zhvilluar seanca e fundit plenare, gjatë së cilës është kaluar me shumicë votash ndry...
TIRANË– Gentian Trenova, prokurori i cili nisi hetimin për dosjen ‘184’, por që sot jashtë sistemit të drejtësisë ka folur për këtë çështje në ‘Abcn...
TIRANË– Ligji Anti-Mafia do të nisë punë me hetimin e pasurisë së deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Deputeti socialist Rrahman Rraja do të ve...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama do ta hiqte më përpara Sandër Lleshajn, por e hoqi me rastin e protestës. I ftuar në ‘Tempora&...
TIRANË– Kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në Tempora, ku ka thënë se opozita është përgatitur për një ditë paqësore në ditën e...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar se e njeh tashmë gabimin e tij të rëndë. Në një lidhje me Skype në emisionin “Tempora”, Berisha tha ...