Politike

REPLIKA/ Gjuzi kundër vizitës së Ramës tek familja Rasha: Pse shkoi ai atje? Ruçi: S’ja ndalon dot kryeministrit ti të s

23 Dhjetor 2020, 09:33 Nga DOSJA
REPLIKA/ Gjuzi kundër vizitës së Ramës tek familja Rasha:

TIRANE- Në nisje të seancës së fundit plenare në Kuvend një replikë ka nisur mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit. Gjuzi kërkoi që në seancë të ishte i pranishëm Rama në mënyrë që të ishte në interpelancë për 4 pikat që ai kishte kërkuar, ndërsa doli kundër vizitës së kryeministrit tek familja Rasha. 


Në seancën e kaluar ju bëra me dije që duhet të vijë Kryeministri në interpelancë për ato 4 pika që kisha kërkuar. Sot nuk e shoh! Pse nuk duhet të vijë kryeministri?! E keni bërë Kuvendin të mblidhet sipas pasionit tuaj. Nuk shkon kjo! Nuk ndërtohet shteti kështu.Pse s’duhet të vijë kryeministri në interpelancë para 8 deputetëve. Sa policë u dëmtuan? Sa 18-vjeçarë u dëmtuan, s’u dëmtuan! Z. Kryetar s’janë serioze këto që bëni. Ju 24 mandatet i keni vjedh, ju lumtë vidhni, prapë, por do shkoni mbrapa Gruevskit dhe ndonjë tjetri që është në Hagë tani”, tha Gjuzi.

Ndërkohë, kreu i Kuvendit iu përgjigj duke i bërë me dije se kërkesa kishte dy probleme. Ndërsa shtoi se kryeministrit nuk i ndalon njeri se ku mund të shkojë për ngushëllim.

Kërkesa ka dy probleme. Kur bëhet, bëhet ose ministrit ose kryeministrit. Pyetjet që janë shtruar të gjitha për ministrin, përjashto një pyetje për kryeministrit: Pse ke shkuar te familja e të ndjerit? Sipas kësaj është antikushtetuese kjo pyetje, s’mund t’i ndalosh as kryeministrit as qytetarit se ku do vejë për ngushëllim”, tha Ruçi.

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci kujtim gjuzi senacë plenare 22 tetor 2020 gramoz ruci kujtim gjuzi senacë plenare 22 tetor 2020

Sondazh

Poll