Politike

‘Për pak sa nuk plasi lufta civile’, Baton Haxhiu thotë EMRAT: 3 politikanët fajtorë për krizën politike në Kosovë

23 Dhjetor 2020, 10:08 Nga DOSJA
‘Për pak sa nuk plasi lufta civile’, Baton Haxhiu thotë

TIRANË –Gazetari Baton Haxhiu, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi mbrëmjen e së hënës Qeverinë Hoti, duke e konsideruar të paligjshme. I ftuar në “Opinion” mbrëmjen e djeshme, Haxhiu ka thënë  kriza politike politike në Kosovë vjen si pasojë e zhvillimeve të vitit 2014. Për këtë, Haxhiu ka bërë fajtorë 3 politikanë të Kosovës, që sipas tij, janë Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

“Meqë po flasim për krizën, kriza që ka derivuar krejt këtë çfarë po ndodh sot, e ka një referencë, 2014-ën. Edhe ka ndodhur respektivisht prej 3 njerëzve; Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, Ramush Haradinajt dhe AAK-së, NISMËS dhe Fatmir Limajt. Aty veç që s’ka plas lufta civile dhe gazi lotësjellës që është derdhur për demarkacionin në atë pikë, dhe ajo klasë politike, të gjithë së bashku, e ka nënshkruar një gjë, që e ka derivuar idenë e korrigjimit, kemi humbur liberalizimin e vizave, kemi humbur kaq kohë në këtë periudhë, e kemi prurë vendin para luftës civile, edhe para pamundësisë së krijimit të institucioneve.- ka thënë ai.

Gjykata Kushtetuese dy ditë më parë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e qeverisë Hoti më 3 qershor.

Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Ndonëse i dënuar, Arifi kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit. Sakaq, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topallit e shumë të tjerëve që kanë qenë të dënuar për vepra penale dhe me kusht, nuk kanë të drejtë të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baton haxhiu baton haxhiu

Sondazh

Poll