Politike

23 Dhjetor 2020, 10:18 Nga DOSJA

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka rrëfyer eksperiencën e tij me COVID-19.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘RealStory ‘ai ka thënë se ka kaluar sëmundjen vdekjeprurëse ndërkohë ka shtuar se është ndjerë shumë keq kur edhe i biri në moshën 10-vjeçare është prekur nga Covid-19. Ndër të tjera ai thotë se shpreson që me shpikjen e vaksinës të zhduket dhe pandemia.

’Ne jemi të dy shumë të rinj, dhe të dy e kaluam COVID-19. Unë u ndjeva jashtëzakonisht shumë keq, kur djali im ishte me koronavirus, është vetëm 10 vjeç, në djall të shkojë thashë për këto. Ndodh, ndodh ne na sëmuren vetë prindërit, fëmijët dhe vetë. Shpresojmë që pandemia të fashitet, vaksina do e ulë këtë.’’- tha Klosi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi koronavirusi ne shqiperi blendi klosi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll