Politike

Denajn e ngatërrojnë emocionet: Ngushëllime familjes Rasha, qeveria ia shprehu që ditën kur ndodhi ngjarja… (FACT-CHECK)

23 Dhjetor 2020, 09:39 Nga DOSJA
Denajn e ngatërrojnë emocionet: Ngushëllime familjes Rasha,

TIRANË– Ministrja e Financave Anila Denaj nisi fjalën e saj me ngushëllime për humbjen e jetës së 25 vjeçarit, Klodian Rasha. Denaj u shpreh se bashkohet me dhimbjen e familjes.

Anila Denaj: Më lejoni të shpreh ngushëllimet familjes Rasha për humbjen e tyre. Ky akt i vjen në ndihmë familjes në kohë të vështirë. Bashkohemi me dhimbjen e familjes, që e gjithë qeveria ia ka shprehur që ditën kur ndodhi.

Në fakt, referuar fakteve, qeveria nuk i shprehu ngushëllimet ditën kur ndodhi vrasja, por priti të kthehej kryeministri Edi Rama nga SHBA dhe pasi 3 ditësh, vetë shefi i qeverisë kërkoi ndjesë zyrtare. Deri në atë moment as ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe as Policia e Shtetit apo ndonjë zyrtar qeveritar nuk kishte kërkuar ndjesë.

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj seance plenare 23 dhjetor anila denaj seance plenare 23 dhjetor

Sondazh

Poll