Politike

Spiropali thirrje Avokatit të Popullit dhe KLSH-së: Bëni punën tuaj, nëse keni aspirata politike, garoni më 25 prill 2020

23 Dhjetor 2020, 09:46 Nga DOSJA
Spiropali thirrje Avokatit të Popullit dhe KLSH-së: Bëni

TIRANE- Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, teksa në Kuvend po diskutohej për protestat për vrasjen e të riut Klodian Rasha, u ndal tek institucioni i Avokatit të Popullit dhe KLSH-ja. Spiropali tha se këto institucione të pavarura, kanë rritur nivelin e zbatueshmërisë së rekomandimeve, por duhet të bëjnë punën e tyre dhe të distancohen nga politika.

‘Ne duam të bëjmë një thirrje që këto institucione me transparencën që i kemi ofruar të bëjnë detyrën e tyre para ligjit, nëse kanë aspirata politike në 2021, do ishte me mirë të garonin në zgjedhjet e ardhshme. Do ishte më mirë të bënin punën e tyre.’-tha ajo. 

PJESË NGA FJALA E SPIROPALIT: 

Dua të theksoj besimin tonë si shumcië qeverisese se institucionet e pavarura sigurojnë balancat dhe kontrollin e lighit. Përgëzoj Kuvendin për punën e bërë online, që bën të mundur vazhdimin e punës. Platforma e Kuvendi është anagazhim i drejtëpërdrejt i kryetarit të Kuvendit me qëllim rritjen e llogaridhënies të ekzekutivit. Për tu ushtruar me sa më shumë efasitet mbi ekzekutivin dhe insitucionet e tjera. Platforma online nxit një sistem me transparent. Niveli i zbatueshmerisë i zbatuar nga vitet 2018-2020 ka qënë 45% për avokatin e popullit..Niveli i zbatueshmërisë së rekomandimeve referuar në përqindje për vitet 2018-2020, duke filluar nga avokati i popullit dhe komisionerët ka qenë 45%, ndërsa KLSH 83 %. Për vitin 2019, zbatueshmëria ka qenë 62%, ndërsa KLSH 75%. Për vitin 2020, zbatueshmëria është llogaritur për periudhën janar-shtator. Zbatueshmëria ka qenë në 84 % për avokatin e popullit dhe komisionerët dhe 75% për KLSH. Shihet progresi rritës i zbatueshmërisë së rekomandimeve”, tha Spiropali.

 

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali seance plenare 23 dhjetor 2020 elisa spiropali seance plenare 23 dhjetor 2020

Sondazh

Poll