Politike

Myslym Murrizi zbulon SKEMËN: Hakeri i ministres së qeverisë ka vjedhur 504 mijë euro me Bitcoin, fëmijët e krerëve të i

23 Dhjetor 2020, 10:37 Nga DOSJA
Myslym Murrizi zbulon SKEMËN: Hakeri i ministres së qeverisë ka

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare, kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslym Murrizi ka denoncuar në Parlament, se një haker shqiptar i lidhur me një ministre të kabinetit Rama, njëherazi ish-këshilltar i saj, ka vjedhur 504 mijë euro përmes Bitcoin. Murrizi tha se janë 655 call-centera që aplikojnë skemën e Bitcoin duke fituar përmes mashtrimit të qytetarëve të BE-së, mbi 15-20 milionë euro në muaj. Prapa këtij biznesi sipas deputetit qëndrojnë fëmijët e krerëve të institucioneve shqiptare, që ruhen edhe nga RENEA dhe Garda, për shkak të parave të pista që kanë dhe duan mbrojtje speciale.


PJESË NGA FJALA E MURRIZIT: 

Dje kam parë një artikull, ku emri nuk jepej, se një haker i famshëm shqiptar, nuk e di mbase është ai këshilltari i famshëm i ministres suaj, ka vjedhur 504 mijë euro me lojën e famshme të call center-ave BITCOIN. Kompania; Oksey, , tek kinema 17 nëntori, kompania spot NT,  kompania market info, a ka polici shteti , hetim tatimor që të na thotë se çfarë aktiviteti ushtrojnë këta të famshmit 655 call centera Shqipëri, nga të cilët 485 janë në Tiranë që mbikëqyren dhe nga njerëz të kësaj salle.

A mund të më thonë se çfarë fitimi realizojnë përveçse pagave minimale, njësoj si fasonët për ata skllevër që janë të ngujuar në zyrat e tyra, më shumë se gjysma pa sigurime shoqërore.

Të gjitha mediat, austriake, gjermane, daneze para pak kohësh shkruanin se kompani me origjinë në Bilis, Gjeorgji dhe Ukrainë ushtrojën aktivitet në Shqipëri duke xhiruar nga 15 deri në 20 milionë euro në muaj. Herën tjetër do t’ju sjell në këtë sallë edhe filmime se sa njerëz kanë në punë këto kompani fantazëm që nxijnë faqen e Shqipërisë në sytë e vendeve të BE-së.

Nuk di se çfarë bën Ardi Veliu, Rebani Memushaj, kreu i krimit ekonomik, drejtori i kufirit që zëvendësoi drejtoreshën që kishte zyrë ekstra që pajiste qytetarë me leje qëndrimi kur i donte, shërbimi informativ që sillet me dy standarte për një grusht njerëz që vijnë nga e njëjta çadër, nga i njëjti skuthllik dhe që bëjnë të njëjtin biznes.

Fëmijët e drejtuesve të institucioneve kushtetuese ruhen në mënyrë të paligjshme nga oficerë të RENEA-s, apo oficerë gardës së republikës, sepse milionat që iu mashtrojnë qytetarëve të BE-së përmes punës së pistë që bëjnë në mes të bllokut, duan mbrojtje speciale. Iu bëj thirrje insticioneve t’i vënë gishtin kokës.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seance plenare 23 dhjetor 2020 seance plenare 23 dhjetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 23 Dhjetor 2020, 10:18

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka rrëfyer eksperiencën e tij me COVID-19.I ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘RealStory ‘ai ka thënë se ...