Politike

Kuvendi mbyllet për këtë vit! Zgjidhet me 100 vota Evgjeni Bashari si kryetarja e re e ILDKPKI, kalojnë ndryshimet në Kodin

23 Dhjetor 2020, 09:04 Nga DOSJA
Kuvendi mbyllet për këtë vit! Zgjidhet me 100 vota Evgjeni

TIRANË– Mbyllet për këtë vit sesioni parlamentar. Ditën e sotme është zhvilluar seanca e fundit plenare, gjatë së cilës është kaluar me shumicë votash ndryshimet e bëra në Kodin Penal për Reformën Zgjedhore. Ndërsa me 100 vota pro, Evgjeni Bashari u zgjodh kryetarja e re e ILDKPKI-së. Ndërkohë që nuk kanë munguar as debatet mes deputetëve me njëri-tjetrin. Gjithçka ka nisur me ankesën e kreut të Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i cili ngriti pyetje se përse nuk ishte marrë në pyetje kërkesa e tij për interpelance me ministrin e Brendshëm dhe me kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit teksa zhvillohej Kuvendi, ndodhej në Laç duke komunikuar online me presidentin turk Recep Tajip Erdogan. Përgjigjen ia dha kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili i tha se kërkesa ishte formuluar gabim, madje dhe anti-Kushtetuese. Megjithatë raportimin e punëve të institucioneve gjatë këtij sesioni e ka bërë ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Kjo e fundit me gjuhë të ashpër i kërkoi Avokatit të Popullit dhe KLSH-së që të mbajnë qëndrime korrekte ose ndryshe të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit, duke implikuar se mbajnë anë politike. Edhe pse ka kaluar një javë, opozitarët e Kuvendit, e mbajnë ende mendjen tek vizita e presidentes Vjosa Osmani, duke dënuar mungesën e Ramës në Kuvend për ta respektuar. Por nuk kanë harruar t’i përmendin edhe  marrëdhënien e tij të ngushtë me presidentin serb Aleksadër Vuçiç.

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një denoncim të fortë në fjalën e tij, duke pretenduar se fëmijët e drejtuesve të institucioneve Kushtetuese ruhen nga RENEA dhe Garda dhe bëjnë punë të pista e krijojnë ‘trazira’ por nuk mori kundërpërgjigje për denoncimin e bërë. Socialistët Alket Hyseni dhe Taulant Balla e kishin mendjen tek zgjedhjet, duke premtuar standardet më të mira demokratike.

Ndryshe nga Balla, Hyseni duket se do ta nisë vitin e ri me një dëshirë…që PS të fitojë mandatin e tretë.  Seanca e radhës për sesionin e vitit të ri parlamentar pritet që të zhvillohet më 18 janar, me ligje të tjera dhe debate të reja për të mbajtur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi seanca plenare 23 dhjetor 2020 kuvendi seanca plenare 23 dhjetor 2020

Sondazh

Poll