Aktualitet

Vuloset “Oazi”/ Gjykata liron me dënime qesharake grupin Bajri, në burg ngelen Ilir dhe Safet Rustemi, të ‘

23 Dhjetor 2020, 08:50 Nga DOSJA
Vuloset “Oazi”/ Gjykata liron me dënime qesharake grupin Bajri,

SHKODËR– Grupi i Bajrajve është vetëm një hap larg lirisë. Gjykata e Shkodrës ka dhënë mëngjesin e sotëm dënimet për 5 nga anëtarët e grupit, dënime që konsiderohen qesharake në krahasim me akuzat me të cilat, ‘djemtë nga Shkodra’ u vunë para drejtësisë. Togat e zeza kanë shfryrë mega-operacionin e shumëtrumpetuar të Policisë së Shtetit për një nga grupet më famëkeqe që operojnë sot në vend por jo vetëm, pasi “fama” e tyre ka mbërritur edhe në shtetin belg. Forca e Ligjit u zbut gjatë shkallëve dhe ‘ping-pongut’ të dosjes së grupit nëpër Prokuroritë dhe Gjykatat e vendit, për të sjellë asgjë tjetër veçse rrëzimin e akuzës për grup të strukturuar kriminal.  Për të bërë edhe më të lehtë lirimin e tyre, avokatët e të prangosurve, Arbër Hoxha dhe Sokol Tahiraj, kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që sjell automatikisht uljen e 1/3 e dënimit. 

EMRAT DHE DËNIMET

1. Safet Bajri dënohet përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

2. Ilir Bajri, u shpall fajtor për armëmbajtje, përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burg.

3. Astmer Bilali dënohet me 3 vite burg.

4. Ismet Idrizi, edhe ky fajtor për armëmbajtje pa leje, dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim.

5. Emrah Plaku, fajtor për armëmbajtje pa leje, dënohet me 2 vite burg.

Arrestimi i tyre është bërë që më 2018 dhe disa prej tyre tashmë që është dhënë dënimi janë të liruar. Pas hekurave është vetëm Ilir Bajri i cili pritet të ekstradohet në Itali dhe Safet Bajri i cili po vuan dënimin e Belgjikës me 9 vite burg, por që nuk mund të ekstradohet për shkak se mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Me dhënien e dënimit, masat e sigurimit tashmë janë të pavlefshme pasi koha që ata kanë qëndruar në paraburgim përputhet me kohën e dënimit. 

Por si u goditën Bajrajt?

Në shtator të 2018, Policia e Shtetit zhvilloi operacionin “Oaz”, duke arrestuar mbi 20 persona në Shkodër dhe disa qytete. Mes të arrestuarve spikasnin djemtë e fisit Bajri. Ata akuzoheshin për vrasje, kanosje, gjobëvënie, organizim të palejuar të lojërave të fatit, por tashmë dosja u shfry. Bajrajt janë të lirë

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e shkodres grupi bajri operacioni oaz gjykata e shkodres grupi bajri operacioni oaz

Sondazh

Poll