Aktualitet

Zbardhet atentati ndaj efektivit të Shqiponjave në Shkodër/ Albert Pjetri i sekuestroi makinën “Kumbarit” të Pllanajve,

23 Dhjetor 2020, 08:08 Nga DOSJA
Zbardhet atentati ndaj efektivit të Shqiponjave në Shkodër/

SHKODËR– Një ditë pas atentatit ndaj policit të Shqiponjave në Shkodër, është zbardhur sot skema e plotë, arsyet e para, dhe identiteti i autorëve. Albert Pjetri, nuk do ishte terrozizuar familjarisht mbrëmjen e djeshme, ndërsa disa netë më parë nuk do të kishte ndaluar “njeriun e gabuar”.

Dëshmia e tij në komisariatin e Shkodrës, pas breshërisë së plumbave në lokal, zbuluan konfliktin me një emër të njohur për Shkodrën. Ai është Bardhok Pllanaj, i njohur si kumbari. Një natë, efektivi i ka bërë shenjë për të ndaluar, por ky i fundit ka bërë rezistencë. Policia e ka ndjekur dhe më pas e ka ndaluar duke e shoqëruar bashkë me mjetin në drejtorinë e Policisë në Shkodër, ku është bërë edhe sekuestrimi i makinës. Dhe këtu duket se “kumbari nuk e ka falur”.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bardhok Pllanaj mblodhi grupin e tij dhe bashkë me Rivaldo Pllanaj, Orlando Pllanaj dhe Mirsad Shpellzaj kanë organizuar sulmin me armë zjarri në lokalin që menaxhohet nga vëllezërit e Pjetrit. 

Të katër autorët janë shpallur në kërkim ndërsa deri më tani nuk ka asnjë pistë tjetër për hetimin e ngjarjes.  Edhe vëllai i tij, Vlash Pjetri, i cili ka qenë dhe administrator i Njësisë Rrethinat, pretendon se asnjë prej vëllezërve nuk ka probleme me konflikte me njëri, por sërish nuk përmend asnjë emër, tek i cili dyshon lidhur me ngjarjen.

Sulmi me armë zjarri ndaj lokalit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç. Për fat të mirë nga atentati nuk ka patur viktima dhe as të plagosur.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert pjetri bardhok pllanaj nikoll pjetri sulmohet lokali i efektivit ne shkoder vlash pjetri albert pjetri bardhok pllanaj nikoll pjetri sulmohet lokali i efektivit ne shkoder vlash pjetri

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2020, 07:26

Titujt e portaleve, 23 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme.Abcneës ka lajm kryesor vrasjen e tre policëve në Francë, Balkanweb ka tërmetin e fuqi...