Aktualitet

Masakroi prindërit e ish të dashurit, Prokurorja italiane nga frika e dërgon në paraburgim shqiptaren: Mund të arratisej!

23 Dhjetor 2020, 08:07 Nga DOSJA
Masakroi prindërit e ish të dashurit, Prokurorja italiane nga frika e

ITALI– Elona Kaleshi është shqiptarja e cila është kryefjala e mediave italiane pasi është e dyshuara kryesore për vrasjen e çiftit Pasho. Tashmë Elona ndodhet pas hekurave në pritje të vendimit të gjykatës, nëse do të ketë prova të mjaftueshme për ta shpallur fajtore apo jo.

Prokurorja Ornella Galeotti ka vendosur paraburgim për Elona Kaleshin, e arrestuar për vrasjen e bashkëshortëve Pasho, “për shkak se ekziston rreziku i arratisjes”.

Avokati i Kaleshit është shprehur se ajo ka qenë e gatshme për të dhënë dëshmi ndaj hetuesëve por s’është thirrur.

36-vjeçarja u arrestua ditën e djeshme. Ajo është ish-e dashura e djalit të çiftit Pasho të cilët u copëtuan në mënyrë makabre dhe u ndanë në katër valixhe dhe dyshohet se ishte personi i fundit që ka parë të gjallë çiftin shqiptar. Elona akuzohet për vrasje, fshehje dhe thyerje të trupave të dy bashkëshortëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elona kalesha shpëtim pasho elona kalesha shpëtim pasho

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2020, 07:26

Titujt e portaleve, 23 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme.Abcneës ka lajm kryesor vrasjen e tre policëve në Francë, Balkanweb ka tërmetin e fuqi...