Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Bosnje Hercegovina, arrestohet 39-vjeçari në Kukës 

23 Dhjetor 2020, 08:30 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Bosnje Hercegovina,

KUKËS- Policia e Kukësit në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar një shtetas të Kosovës, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Bosnje Hercegovinës.

Policia bën të ditur se shtetasi A.K. është ndaluar në hyrje të kufirit në Morinë.  39-vjeçari akuzohet për veprën penale “Ryshfet/korrupsion”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

NJFTIMI: 

Kukës / Policia, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vë në pranga një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Bosnje Hercegovina.Arrestimi provizor i 39-vjeçarit, me qëllim ekstradimi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit A. K., 39 vjeç, banues në Kosovë. Shtetasi A. K. u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, Bosnje Hercegovina. NCB Sarajevo, Bosnje Hercegovina, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Ryshfet/korrupsion”, parashikuar nga Kodi Penal i Bosnje Hercegovinës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestihe 39 vjecari ne kukes arrestihe 39 vjecari ne kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2020, 07:26

Titujt e portaleve, 23 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme.Abcneës ka lajm kryesor vrasjen e tre policëve në Francë, Balkanweb ka tërmetin e fuqi...