Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë Valbona Vatën, gjyqtaren e Apelit në Shkodër

23 Dhjetor 2020, 08:48 Nga DOSJA
KPK konfirmon në detyrë Valbona Vatën, gjyqtaren e Apelit në

TIRANË– KPK ka konfirmuar në detyrë Valbona Vatën, gjyqtaren e Apelit në Shkodër.

Në seancën e sotme të Vettingut, KPK ka vlerësuar se Vata ka kaluar me sukses tre shtyllat e vlerësimit, pastërtinë e figurës, pasurinë dhe integriteti profesional.

Valbona Vata ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe është emëruar fillimisht në Gjykatën e Korçës.

Në vitin 2003, Vata e ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Rrethit Shkodër, ndërsa në vitin 2007 është emëruar kryeinspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vata punon si gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Shkodrës prej vitit 2012.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet valbona vata valbona vata

Sondazh

Poll