Aktualitet

Përfundon testi i ‘të vërtetës’/ Nuk i ‘tradhëtoi zemra’, fillon Vettingu për 39 kandidatët e BKH-së

23 Dhjetor 2020, 08:37 Nga DOSJA
Përfundon testi i ‘të vërtetës’/ Nuk i

TIRANË– Testi i makinës të së vërtetës ka përfunduar për 39 kandidatët për t’u bërë agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për të gjithë ata që nuk i ‘tradhëtoi zemra’ do të nisë procesi i Vettingut. Ndërsa të gjithë ata që kanë mbetur në klasë do të njoftohen individualisht.

Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve të Vettingut kanë bërë me dije se procesi për verifikimin e çdo aspekti të kandidatëve do të përfundojë deri në fillim të muajit shkurt. Ata do të hetohen për pasurinë dhe në anën e aspektit profesiona.

Por gara për të mbushur vendet vakante të BKH-së do të vijojë edhe përgjatë vitit 2021 pasi duhen që të plotësohen edhe 21 vende të tjera për të kompletuar strukturën e plotë me 60 agjentë.

Por cili do jetë roli i hetuesve të BKH-së?

Nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm të SPAK, agjentët e BKH-së do të hetojnë veprat penale, në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bkh gara per bkh bkh gara per bkh

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2020, 07:26

Titujt e portaleve, 23 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme.Abcneës ka lajm kryesor vrasjen e tre policëve në Francë, Balkanweb ka tërmetin e fuqi...