Aktualitet

Shtrimi në spitale nga COVID/ Brataj: Njerëzit kanë frikë, shkak është publiciteti i keq

23 Dhjetor 2020, 08:30 Nga DOSJA
Shtrimi në spitale nga COVID/ Brataj: Njerëzit kanë frikë,

TIRANË– Kreu i Urgjencës Skënder Brataj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Repolitix” në Report Tv.

Mjeku ka zbuluar se një ndër shkaqet kryesore të rënies së të infektuarve në 24 orë me marrjen e masave është kufizimi i daljes pas orës 22:00, mbyllja e bareve dhe restoranteve, kufizimi i mësimit. Ndër të tjera ai shtoi se njerëzit janë të frikësuar të shkojnë në spitale nga publiciteti i keq që iu është bërë.

Ka njerëz që trajtohen në shtëpi, që kanë frikë ta kenë spitalin nga publiciteti i keq që është bërë, por dhe numri i të shëruarve është i lartë dhe këtu janë edhe ata që kanë dalë nga spitali. Shpresoj që ta kemi kapur kulmin e kurbës dhe jemi në zbritje, numra më real se sa këtë herë nuk ka pasur asnjëherë. Mendoj që janë një seri gjërash që kurohen në shtëpi, fakti nga masat, që jemi 10 muaj nga pandemia, fakti që çdo virus ka përhapjen dhe uljen e virulencës së tij. Numri i lartë i të vdekurve nuk ka rritje të përqindjes, gjithmonë ka qenë ky numër me 2 shifra, në% me numrin total nuk ka rritje, 2.06 është vdekshmëria“, tha Brataj.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skender brataj skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2020, 07:26

Titujt e portaleve, 23 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme.Abcneës ka lajm kryesor vrasjen e tre policëve në Francë, Balkanweb ka tërmetin e fuqi...