Aktualitet

Vrasja e çiftit Pasho! Dëshmia e fqinjëve fundosi ish të dashurën e Taulantit, avokati: Është e shokuar! Elona u kërcën

23 Dhjetor 2020, 08:25 Nga DOSJA
Vrasja e çiftit Pasho! Dëshmia e fqinjëve fundosi ish të

ITALI– Elona Kaleshi është e dyshuara kryesore për vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj, Taulant Pashos. Dëshmia e fqinjëve ka bërë që 36-vjeçarja shqiptare të përfundonte pas hekurave. Sipas tyre, Elona ka qënë personi i fundit që është parë të hyjë në banesën e Shpëtim dhe Teuta Pashos si dhe ka dalë nga aty me disa valixhe të cilat kullonin gjak dhe vinin erë të keqe.

Shqiptarja është justifikuar duke thënë se nga ‘qeset’ që kishte po kullonin vetëm verë pasi shishet ishin të thyera. Mirëpo prokuroria nuk mendon kështu! Prokurorja Ornella Galeotti ka vendosur paraburgim për Elonën, “për shkak se ekziston rreziku i arratisjes”. Avokati i Kaleshës është shprehur se ajo ka qenë e gatshme për të dhënë dëshmi ndaj hetuesëve por s’është thirrur. Ndër të tjera avokati Federico Febbo ka zbuluar se Elona është shokuar dhe tronditur nga arrestimi dhe akuza që iu është bërë.

Nga ana tjetwr,  mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje për Elona Kaleshajn, e cila ndodhet pas hekurave për masakrimin e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në itali. Mësohet se ‘killerja’, siç dhe identifikohet tashmë Elona, mbante ‘peng’ me presione një prej vajzave të çiftit, Viktorian. Ajo kishte mësuar se Viktoria kishte një lidhje me një burrë të martuar dhe me presione kishte siguruar ‘besnikërinë’ e saj. Nga ana tjetër, mediat italiane shkruajnë se prokuroria ka vënë nën sekuestro apartamentin ku jetonte Elona. Aty janë gjetur gjurmë të dyshimta, për të cilat është e nevojshme të bëhet një ekspertizë që të dilet në konkluzione.

Kur Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në nëntor 2015, në moshën 54 dhe 52 vjeç, vajza, e cila quhet Elona, ishte partnerja e Taulant Pashos, djalit të çiftit. Dyshohet se Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë që Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Këtë e tregon edhe fakti se në momentin e vrasjes, çifti ka qenë i veshur me pizhame gjumi.

Pas vrasjes, trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Mbetjet e dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët, mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë. Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet e katërta me pjesët e tjera të trupave.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elona kaleshi shpëtim dhe teuta pasho elona kaleshi shpëtim dhe teuta pasho

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2020, 07:26

Titujt e portaleve, 23 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme.Abcneës ka lajm kryesor vrasjen e tre policëve në Francë, Balkanweb ka tërmetin e fuqi...