Bota

Haxhiu flet për situatën në Kosovë: Kurti ka të drejtë të jetë Kryeministër 

22 Dhjetor 2020, 22:05 Nga DOSJA
Haxhiu flet për situatën në Kosovë: Kurti ka të

KOSOVË- Gazetari Baton Haxhiu ka folur për situatën politike në Kosovë. Në një intervistë për “Pressing” ai ka thënë se Albin Kurti ka të drejtë që të zgjidhet Kryeministër i vendit. Haxhiu foli edhe për çështjen e Presidentit në Kosovë ku deklaroi se vendi do të futet në krizë nëse do të gjendet zgjidhje për këtë.

“Ai që ka definuar rrëzimin e qeverisë ka qenë njeriu i dënuar. Po të kishte më shumë vota nuk do të arrihej këtu. Kurti ka të drejtë të jetë kryeministër, por është çështje morale nëse dikush që nuk është deputet të zgjidhet kryeministër. Kjo është çështje e Kurtit e jo e ligjshmërisë. Tash varet nga presidentja dhe si shkon afati kur do të shpallen zgjedhjet. Kosova po shkon drejt krizës. Nga fundi i prillit kur nuk do të ketë president, nuk ka qeveri dhe nuk kalon buxheti. Do të futemi në krizën më të rëndë prej vitit 1997. Ka pasur disa ngjarje që ndikuan në këtë. Duke filluar nga demarkacioni. Aty filluan të shpallen patriotët. Pika e dytë ishte gati lufta civile me zajdenicën. Këtu kemi ndarjen e shoqërisë në Kosovë,” tha ai.

Më tej haxhiu deklaroi se zgjidhja e vetme për zgjidhjen e çështjes së Presidentit në Kosovë është një koalicion mes PDK-së dhe LDK-së.

“Ata që janë të viktimizuar, dhe palës tjetër e cila ka qenë e atakuar shpeshherë e pafuqishme që të ndërtojë një politikë ndaj VV, AAK dhe Nismës atë kohë. Për shkak të këtyre ndarjeve, VV duhet të fitojë 55, realisht 57% të elektoratit. Kjo për arsye që duhet të zgjidhet presidenti. Presidenti është pazari. Që kjo të ndodhë duhet që AAK të mos kalojë pragun, Nisma dhe AKR-ja po ashtu. Kjo është e mundur po aq sa të shkojmë në hënë. Zgjidhja e vetme është afrimi me PDK dhe LDK,” përfundoi ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni baton haxhiu kosova ne zgjedhje te reja baton haxhiu kosova ne zgjedhje te reja

Sondazh

Poll