Bota

Deputeti i PDK-së ngushton listën e kandidatëve për Kryeministër nga partia e tij, Tahiri: Do të jetë pa dyshim ose Enver

22 Dhjetor 2020, 21:48 Nga DOSJA
Deputeti i PDK-së ngushton listën e kandidatëve për

KOSOVË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur në lidhje me zgjedhet e reja parlamentare që do të mbahen në vend. Në një intervistë për “Pressing” Tahiri ka thënë se nga radhët e PDK-së kandidatë për kryeministër do të jenë ose Kreu i saj Enver Hoxhaj, ose Kryetari i grupit parlamentar, Bedri Hamza.

“PDK është në një pozicion shumë më të volitshëm sesa në zgjedhjet e 6 tetorit. Çështje orësh është se opinioni publik do e marrë lajmin se kush do kandidojë për PDK. Unë mendoj që padyshim do të jetë njëri prej tyre (Bedri Hamza dhe Enver Hoxhaj)”, deklaroi ai.

Ndërkohë që në lidhje me degradimin e skenës politike në Kosovë, Tahiri ka bërë fajtor LDK-në dhe LVV-në.

“Ajo çka na bon me besu në radhë të parë është degradimi i madh që iu është bërë skena politike. Faktorët kryesor të këtij degradimi janë LDK dhe VV. Nuk ka ndodhë najherë në historinë tonë parlamentare që të mos kalojnë ligje e marrëveshje ndërkombëtare. Si deputet më vjen marre me marrë pjesë në këto seanca”, deklaroi deputeti i PDK’së.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ditën e djeshme konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni abelard tahiri kosova shkon ne zgjedhje abelard tahiri kosova shkon ne zgjedhje

Sondazh

Poll