Bota

Rëzimi i qeverisë në Kosovë/ Haxhiu: Lëvizja Vetëvendosje s’ka pengesa për të shkuar në zgjedhje

22 Dhjetor 2020, 19:21 Nga DOSJA
Rëzimi i qeverisë në Kosovë/ Haxhiu: Lëvizja

KOSOVË– Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje , Albulena Haxhiu ka deklaruar se Vetëvendosje nuk ka asnjë pengesë për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës.

Në një intervistë për Abcnews, Haxhiu tha ndër të tjera se zgjedhjet janë e vetmja shpresë për Kosovës,

Ka më shumë se 6 muaj që presim këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese sepse ka qenë komplet e paqartë. Mbrëmë Gjykata Kushtetuese njoftoi opinionin në raport me kërkesën tonë. Por padyshim që ka një dallim të madh ndërmjet dënimit me burgim dhe dënimit me kusht. Nuk kemi asnjë pengesë që të kandidojmë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Jemi konsultuar edhe me juristë të Vetëvendosjes sepse ne jemi dënuar me kusht” , deklaroi Haxhiu.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ditën e djeshme konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lëvizja vetëvendosje zgjedhjet e parakohshme në kosovë lëvizja vetëvendosje zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll