Bota

Mutacioni i Covid “pushton” Anglinë, 62% e rasteve të infektuara janë pasojë e tij

22 Dhjetor 2020, 19:18 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid “pushton” Anglinë, 62% e rasteve të

ANGLI- Mutacioni i ri i Covid-19 po përhapet në mënyrë të shpejtë në të gjithë Britaninë e Madhe. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se brenda 2 javësh mutacioni i Covid është përhapur në shumë rajone.

Një studim që ka kryer Zyra e Statistikave Kombëtare në Angli ka dalë në përfundimin se 62% e raste me Covid në të gjithë vendin janë për shkak të mutacionit të ri. Mutacioni i ri i Covid është 70 % më ngjitës së sa virusi i mëparshëm dhe pas shfaqjes së parë në Kent tani ka “mbërthyer” të gjithë Londrën dhe shumë qytete të tjera.

Për shkak të mutacionit të ri të Covid Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anulluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacoini i ri i covid mutacoini i ri i covid

Sondazh

Poll