Bota

Pacolli: AKR është e gatshme që të bashkëpunojë me cilën do parti që është korrete

22 Dhjetor 2020, 19:50 Nga DOSJA
Pacolli: AKR është e gatshme që të bashkëpunojë me

KOSOVË- Kreu i Aleancës Kosova e re, Bexhet Pacolli ka thënë se partia e tij është e gatshme që të bashkëpunojë me cilën do parti që është korrekte. Në një prononcim për “Lajmi.net” ai ka thënë se AKR-ja nuk ka asnjë problem me partitë e tjera në Kosovë dhe se janë të gatshëm që të bashkojnë forcat me partinë që respektonë parimet.

“Ne nuk kemi vija të kuqe të bashkëpunimit me partitë tjera, nëse ato janë korrekte ndaj nesh dhe parimeve tona”, tha Pacolli.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ditën e djeshme konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bexhet pacolli kosova shkon ne zgjedhje bexhet pacolli kosova shkon ne zgjedhje

Sondazh

Poll