Bota

“Administrata Trump nuk i jepte përparësi sigurisë kombëtare”/ Biden sulmon paraardhësinë Delaware: Beteja me Covid ë

22 Dhjetor 2020, 21:39 Nga DOSJA
“Administrata Trump nuk i jepte përparësi sigurisë

SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka mbajtur një fjalim ditën e sotme në Delaëare. Në fjalimin e tij Biden ka folur në lidhje me pandeminë e Covid-19 dhe për situatën e sigurisë kombëtare në SHBA. Ai ka deklaruar se ditët më të errëta të Covid-19 janë përpara dhe se qytetarët duhet që të përgatiten për “luftë”

“Një gjë që ju premtoj në lidhje me udhëheqjen time gjatë kësaj krize: Unë do t’ju tregoj të vërtetën. Dhe ja e vërteta e thjeshtë: Ditët tona më të errëta në betejën kundër Covid janë përpara prej nesh, jo pas nesh. Sa zhgënjyese është ta dëgjosh, por duhet që të kemi durim, këmbëngulje dhe vendosmëri për të mposhtur këtë virus,” tha ai.

Biden në fjalën e tij foli edhe për sulmet e fundit kibernetike, ku ka thënë siguria kombëtare është përparësia e Administratës së tij. Ai sulmoi paraardhësinë e tij Trump për sulmet kibernetike që janë bërë, pasi sipas tij, ai nuk i ka dhënë farë përparësi sigurisë kombëtare.

“Ka akoma aq shumë qe nuk dimë, duke përfshirë fushën e plotë të shkeljes ose shkallën e dëmit që ka shkaktuar. Por ne e dimë që: Ky sulm përbën një rrezik të madh për sigurinë tonë kombëtare. Administrata Trump nuk arriti t’i jepte përparësi sigurisë kibernetike,” tha ai

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fjalimi i biden joe biden fjalimi i biden joe biden

Sondazh

Poll