Bota

Vjosa Osmani njofton takime të tjera ditën e nesërme me partitë parlamentare për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve në

22 Dhjetor 2020, 19:38 Nga DOSJA
Vjosa Osmani njofton takime të tjera ditën e nesërme me

KOSOVË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nesër do të zhvillojë takime të tjerë me kreret e partive parlamentare për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve të parakohshme. Takimet e Osmanit me përfaqësuesit e partive do të nisin nga ora 12:00 deri në orën 14:00.

Osmani do të takohet ditën e nesërme me përfaqësues të koalicionit “NISMA-AKR” në orën 12:00 ndërsa në orën 13:00 pritet që të takojë përfaësues të “Grupit6+”.

Ditën e sotme Presidentja në detyrë u takuar me Kreun e LV, Albin Kurti, përfaqësues të LDK-së Arban Abrashin, përfaqësues të PDK-së Memli Krasniqin dhe përfaqësues të AAK-së Besnik Tahirin.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ditën e djeshme konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova ne zgjedhje te reja vjosa osmani kosova ne zgjedhje te reja vjosa osmani

Sondazh

Poll