Bota

Kurti flet për zgjedhjet e reja në Kosovë: Kemi shumë punë për të bërë por jemi gati

22 Dhjetor 2020, 21:09 Nga DOSJA
Kurti flet për zgjedhjet e reja në Kosovë: Kemi shumë

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos vlefshmërinë e votën e deputetit Etem Arifi. Në një postim që ka bërë në Twitter ai ka shkruar se shpallja e ditës së zgjedhjeve të reja në Kosovë duhet që të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Më poshtë ai shkruajti se është i bindur që do të marrë drejtimin e qeverisë së re dhe se është gati që të nisë punën si Kryeministër.

“Gjykata ka folur dhe ndërsa ne po presim vendimin përfundimtar, nuk duhet të vonohet shpallja e zgjedhjeve të reja për të rivendosur legjitimitetin në qeveri. Nga menaxhimi i pandemisë në rindërtimin e ekonomisë dhe reformimin e sistemit tonë të drejtësisë, ne kemi shumë punë për të bërë, por ne jemi gati,” shkroi ai.

The Court has spoken, and while we await the final verdict, we must not delay in declaring new elections to restore legitimacy to government.

From managing the pandemic to rebuilding our economy and reforming our justice system, we have a lot of work to do, but we are ready. — Albin Kurti (@albinkurti) December 22, 2020

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ditën e djeshme konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti kosova shkon ne zgjedhje albin kurti kosova shkon ne zgjedhje

Sondazh

Poll