Bota

“E trishtë”/ Artisti nga Kosova humbet dëgjimin: Peng do më ngeli nëse nuk dëgjoj zërin e lahutës 

22 Dhjetor 2020, 17:13 Nga DOSJA
“E trishtë”/ Artisti nga Kosova humbet dëgjimin: Peng do

KOSOVË- Aktori, shkrimtari dhe këngëtari nga Kosovë, Çun Lajci do të humbas dëgjimin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti me anë të një postimi në Facebook. Ai ka shkruar se gjatë një kontrolli rutinor që ka bërë kishte marr lajmin se në një vesh e kishte fumbur farë dëgjimin ndërsa tjetri i punonte vetëm 30%.

Ai shkroi se e vetmja gjë që do t’i ngelet peng është se nuk do të dëgjoj dot më zërin e lahutës dhe se nuk do ët mund të këndoj më. Në fund të postimit të tij Lajci i ka bërë thirrje njerëzve se nëse nuk u kthen kokën në rrugë kur të dali të mos u ngelet qefi pasi nuk e ka nga mendjemadhësia.

“E trishtë! Isha në një kontroll rutinor për veshët dhe merre me mend. Njëri vesh papritmas e paska humbur dëgjimin dhe tjetri funksionon 30%. Pse? Nuk e dinte as doktori! Por s’po ankohem, veç nëse shurdhohen do të më mbetet peng që s’do të dëgjoj zërin e lahutës dhe s’do të mundem të këndoj më! Për të tjerat shëndoshë! Nëse s’e kthej kokën kur t’më thërrisni në rrugë, mos t’iu ngelë hatri. Nuk e kam nga mendjemadhësia. Do të rri me klysht. E trishtë!” ka shkruar ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni çun lajçi çun lajci humbet degjimin çun lajçi çun lajci humbet degjimin

Sondazh

Poll