Bota

BE nxit vendet Evropiane që të bllokojnë udhëtimet me Anglinë, KE: Duhet marrë masa përpara se të jetë shumë vonë

22 Dhjetor 2020, 18:49 Nga DOSJA
BE nxit vendet Evropiane që të bllokojnë udhëtimet me

ANGLI- Bashkimi Evropian është duke nxitur të gjitha vendet e Evropës që të bllokonë fluturimet me Anglinë për shkak të mutacionit të ri të Covid. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se vendet e Evropës duhet që të bllokojnë çdo mënyrë të mundshme hyrje-dalje me Anglinë në mënyrë që mos të përhapet mutacioni i ri i Covid.

Komisioni Evropian në një deklaratë për mediat ka deklaruar se çdo udhëtim më Anglinë duhet që të shtyhen pasi mutacioni i ri është më i rrezikshëm se Covid-i i mëparshëm.

“Lëvizja e fluturimeve dhe të trenave duhet të ndërpriten, duke marrë parasysh nevojën për të siguruar udhëtime thelbësore dhe për të shmangur lëvizjet jo thelbësore,” thuhet në deklaratën e KE-së.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anulluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid mutacioni i covid

Sondazh

Poll