Bota

Balerini nga Shqipëria kërcen me taka 20 cm në Greqi, Likmata: Në fillim mendoja se do të paragjykonin por grekët më pël

22 Dhjetor 2020, 18:28 Nga DOSJA
Balerini nga Shqipëria kërcen me taka 20 cm në Greqi, Likmata:

GREQI- Balerini shqiptar që jeton në Greqi ka “çmendur” grekët me mënyrën e tij të kërcimit. Ai kërcen në lokale natë mbi taka 20 centimetra. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë balerini Ervis Likmeta në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”.

Ai ka thënë se fillimisht e kishte në mëdyshje për këtë gjë pasi mendonte se do të paragjykohej. Më tej, ai tha se kur e ka nisur këtë gjë nuk e ka patur mbështetjen e familjes pasi ishin skeptikë për mendimin e të tjerëve. Në fund të fjalës së tij Likmeta ka thënë se në Shqipëri nuk do e bënte dot këtë gjë pasi ndihet shumë i paragjykuar.

“Nuk e kisha provuar më para që të kërceja me taka dhe madje kam qenë paksa kundër pasi nuk më pëlqente. Në fillim mendoja se edhe do të paragjykonin, por pastaj vura re se grekët e pëlqyen, “u çmenden”. Në fillim familja ishte pak skeptike, më thanë ke patur lirinë tënde për të bërë ato që do në Greqi, se në Shqipëri është pak më e vështirë. Më thanë të shikoja pak ndryshe, është herët të bësh një gjë të tillë, por unë thashë që jo,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora balerini shqiptare ne greqi ervis likmeta balerini shqiptare ne greqi ervis likmeta

Sondazh

Poll