Bota

Putin nënshkruan projekt-ligjin që i jep imunitet ish-presidentëve rusë për krimet e kryera

22 Dhjetor 2020, 19:07 Nga DOSJA
Putin nënshkruan projekt-ligjin që i jep imunitet

RUSI- Presidenti rusë, Vladimir Putin ka nënshkruar një projekt-ligj ditën e sotme në lidhje me imuntitin e ish-presidenëve të mëparshëm. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se legjislacioni i nënshkruar i jep të gjithë ish-Presidentëve imunitet për të gjithë jetën pavarsisht krimit që kanë kryer.

Projekt-ligji i nënshkruar u botua ditën e sotme dhe ka qenë pjesë e ndryshimeve kushtetuese që u miratuan gjatë verës. Në projekt-ligj thuhet se ish-Presidentët dhe familjet e tyre kanë imunitet për çdo lloj krimi që kanë kryer. Ata gjithashtu janë të përjashtuar nga marrjet në pyetje dhe nga kërkimet hetimore.

Ndërkohë që ndryshimet kushtetuese që janë miratuar këtë verë lejon që Putin të vazhdojë të qëndrojë në krye të detyrës deri në vitin 2036.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota legjislacioni per imunitetin e presidenteve vladimir putin legjislacioni per imunitetin e presidenteve vladimir putin

Sondazh

Poll