Bota

Hoti: Kandidatura ime për Kryeministër të Kosovës do të vendoset nga partia 

22 Dhjetor 2020, 16:59 Nga DOSJA
Hoti: Kandidatura ime për Kryeministër të Kosovës do të

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rrëzimin e qeverisë së tij nga pushteti. Në një deklaratë për mediat ai ka deklaruar se nuk është vendosur ende nëse ai do të garojë sërish për Kryeministër në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen. Hot ka thënë se  deri sa në Kosovë të vij një qeveri e re ai do të vashdojë të jetë më Krye të vendit.

“Sigurisht do të diskutojmë brenda strukturave të partisë, për të marrë një vendim. Por, jemi në pozicion të mirë, duke pasur një bagazh të punëve të mira që i kemi bërë. Unë do të kujdesem si kryeministër, që asnjë punë të mos mbetet prapa, deri sa të kemi një Qeveri të re me mandat. Kemi arritur marrëveshje e Uashingtonit, e kemi rijetësuar dialogun me Serbinë. Kemi udhëhequr me parimet të qarta, sipas ligjit dhe sipas Kushtetutës”, – tha Hoti.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ditën e djeshme konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(I.A/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti kosova ne zgjedhje te reja avdullah hoti kosova ne zgjedhje te reja

Sondazh

Poll