Bota

Maqedonia e Veriut merr lajmin e mirë: Vaksinat e para do të vijnë në janar të vitit tjetër nga Bullgaria  

22 Dhjetor 2020, 16:26 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut merr lajmin e mirë: Vaksinat e para do të

MAQEDONI E VERIUT- Vaksinat anti-Covid në Maqedoninë e Veriut pritet që të mbërrijnë në janar të vitit 2021. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri i Shëndetësisë maqedonas, Venko Filipçe në një deklaratë për mediat. Ai tha se nga vaksinat që do të shkojnë në Bullgari një pjesë e tyre janë të projektuara që të shkojnë në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu Filipçe tha se një pjesë e vaksinave do të vijnë edhe nga Polonia dhe Greqia.

“Vaksinat e para priten të vijnë në janar të vitit 2021 dhe do të arrijnë nga Bullgaria. Të gjithë vaksinat të cilat do të jenë të destinuara për Bullgari, një pjesë e tyre do të jetë e denstinuar edhe për vendin tonë. Përveç Bullgarisë donacion i vaksinave pritet edhe nga Polonia dhe Greqia”, deklaroi Filipçe.

Filipçe më tej, ka këshilluar të gjithë njerëzit në Maqedoninë e Veriut që të festojnë në mënyrë të përgjegjëshme dhe të respektojnë masat anti-Covid të vendosura. Në fund të fjaës se tij Filipçe ka thënë se masat që janë marr deri tani në vend kanë dhënë rezultatin e duhur.

“Jemi në periudhë para festave të fundivitit, por kemi lënë pas vetes një vit shumë të vështirë dhe besoj se viti tjetër do të jetë shumë më i mirë. Apeloj deri te qytetarët të festojnë me përgjegjësi me rrethin e familjes duke respektuar protokollet dhe masat e përcaktuara. Masat që i kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultatin ashtu siç kemi prit”, tha Filipçe.

Deri më tani vaksina anti-Covid është miratuar për përdorim në të gjitha vendet anëtare të BE-së, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Kuvajt, Bahrein, Arabi Saudite, Meksikë dhe Singapor.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vaksinat anti-covid ne maqedoni venko filipçe vaksinat anti-covid ne maqedoni venko filipçe

Sondazh

Poll