Aktualitet

(FOTO) Kishte kthyer pub-in në “shtëpi bari” me 300 mijë rrënjë, dënohet 21-vjeçari shqiptar në Britani, dëshmia: J

22 Dhjetor 2020, 18:59 Nga DOSJA

BRITANI– Policia britanike ka arrestuar  një 21-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Ritvan Qullhaj, pasi kujdesej për një “shtëpi bari”.

I riu shqiptar u arrestua në Rhyl të Britanisë, ku ruante rreth 300 mijë rrënjë të kultivuara, që kapin vlerën e 30 mijë paund, raportojnë mediat e huaja.

Apartamenti ku kultivohej droga, ishte në ish-pub-in Windsor Arms në Uells të Britanisë. 21-vjeçari  deklaroi në gjykatë se ishte detyruar që të merrej me këtë punë, pa dëshirën e tij.

Qullhaj u shpall fajtor për prodhimin e lëndëve narkotike dhe u dënua me 14 muaj burg. Pasi të kryejë dënimin ai do të dëbohet për në Shqipëri.

Avokati i Qullhaj tha se ai kishte ardhur në Britani në mënyrë ilegale, pasi ishte mbytur në borxhe.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne britani kultivim droge arrestohet shqiptari ne britani kultivim droge

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 18:03

ITALI– Videoja që po shikoni tregon momentin e arrestimit dhe të transportimit drejt komisariatit të Elona Kaleshit, të akuzuarës së vrasjen e çift...