Aktualitet

Bledi Çuçi: Qytetarët ndihen të sigurtë kur ecin vetëm në lagjen e tyre pasi është errësuar

22 Dhjetor 2020, 15:23 Nga DOSJA
Bledi Çuçi: Qytetarët ndihen të sigurtë kur ecin

TIRANË– Minsitri i Brendshëm Bledi Çuci u shpreh se siguria e qytetarëve është rirtur, krahasuar me atë të vitit 2013. Në konferencën e përbashkët me zv.ministren Romina Kuko dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, në aktivitetin e prezantimit të anketimit të qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit, Çuçi tha se sot, njerëzit nuk kanë frikë të ecin vetëm në rrugë, edhe kur është errësuar.


Sipas ministrit, në vitin 2013, para se Partia Socialiste të merrte pushtetin, 74% e qytetarëve mendonin se policia do të pranonte ryshfet, ndërsa sot e mendojnë vetëm 54% një gjë të tillë.

“Krimet kanë ardhur në rënie. 80% e publikut janë të sigurt kur ecin vetëm në lagjen e tyre pasi është errësuar. Në vitin 2013, para se Partia Socialiste të merrte pushtetin, 74% e qytetarëve mendonin se policia do të pranonte ryshfet. Ndërkohë, sipas sondazhit të qeverisë suedeze, sot një gjë të tillë e mendojnë vetëm 54%,”- tha Çuçi ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi prezantimi i anketimit të qeverisë suedeze bledi çuçi prezantimi i anketimit të qeverisë suedeze

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 11:54

TIRANË- Gjyqtari Altin Binaj betohet para presidentit Ilir Meta si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, gjyqtari Binaj ...