Aktualitet

Ardi Veliu del për herë të parë në publik pas vrasjes së Klodian Rashës: Njerëzit ndihen të sigurtë, krimi ka rënë n

22 Dhjetor 2020, 15:17 Nga DOSJA
Ardi Veliu del për herë të parë në publik pas vrasjes

TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dalë për herë të parë në publik pas protestave masive që u zhvilluan pas vrasjes së Klodian Rashës nga Policia e Shtetit. Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Bledi Cuçi, aktivitetin e prezantimit të anketimit të qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit, Veliu tha se Polciia e Shtetit është përballuar me sfida që i ka përballuar me sukses.

Veliu shtoi se në mënyrë të vazhdueshme janë ndjekur shqetësimet e publikut për kriminalitetin dhe është punuar shumë për zgjedhjen e problemeve që kanë qytetarët në jetë ne përditshme. Sipas Veliut, 80% e të anketuarve janë shprehur se ndihen të sigurt në zonat ku banojnë dhe se krahasuar me vitin 2013, ngjarjet kriminale kanë ardhur në rënie.


“Zyrat e pritjes së qytetarëve janë rikonstruktuar nga e para ose janë ribërë. Në mënyrë të vazhdueshme janë nxjerrë Të gjitha këto kanë sjellë, që 80% e të anketuarve janë shprehur se ndihen të sigurt në zonat ku banojnë. Krahasuar me 2013 vrasjet me dashje kanë ardhur në rënie të vazhdueshme, gjithashtu vjedhjet me pasojë vdekjen kanë rënë, po ashtu vjedhjet me armë, vjedhjet e banesave po ashtu kanë rënë. Është rritur edhe fuqia zbuluese. Veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit po ashtu kanë rënë. Vitet 2018-19-20 kanë qenë me sfida si me protestat, manifestimet, pandeminë dhe sezonin turistik. Policia e shtetit ia doli duke u përballuar me sukses me këto sfida. Vlerësimi i qytetarëve për sjelljen e policisë ka ardhur në vlerësim të vazhdueshëm,”- tha Veliut ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu prezantimi i anketimit të qeverisë suedeze ardi veliu prezantimi i anketimit të qeverisë suedeze

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 11:54

TIRANË- Gjyqtari Altin Binaj betohet para presidentit Ilir Meta si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, gjyqtari Binaj ...