Aktualitet

Ushtronin gjueti të paligjshme, vihen në pranga dy persona, mbanin në banesë armë zjarri dhe municione luftarake

22 Dhjetor 2020, 13:43 Nga DOSJA
Ushtronin gjueti të paligjshme, vihen në pranga dy persona, mbanin

DIBËR– Policia e Dibrës ka vendosur në pranga disa persona pasi ushtronin gjueti të paligjshme. U arrestua shtetasi Shkëlzen Kasem Tefa dhe Fadil Halil Panavija.

Gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e shtetasit Shkëlzen Tefa është gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves material nje arme zjarri pushke-20, model 56, kaliber 7.62mm, si dhe nje sasi prej 578 cope fisheke municioni luftarak dhe kater krehera fishekesh.

Gjithashtu keto dy shtetas u proceduan administrativisht per shkelje te moratoriumit te gjuestise se paligjeshme në Republikën e Shqipërisë.

Njoftimi i policise:

Në zbatim të planit të masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Leter Porosi per marrjen e masave dhe forcimin e Kontrolleve ne zbatim te moratoriumit te gjuestise ne Republiken e Shqiperise, date 21.12.2020, ne zbatim Planit te Masave te hartuar nga Drejtoria Vendore e Policise Diber, Planit te Masave te hartuar nga Komisariati i Policise Mat. Me date 21.12.2020, sherbimet e Komisariatit te Policise Mat, organizuan sherbimet dhe kane ngritur nje grup kontrolli, ku ne vendin e quajtur Balgjaj, fusha e Lajthit, prane Ish pallati i punetoreve, Njesia administrative Suc bashkia Klos jane konstatuar disa shtetas qe ushtronin gjueti te paligjeshme. Gjate kontrollit te ushtruar ketyre shtetasve jane bllokuar dy arme gjahu çifte, qe i posedonin shtetasit Shkelzen Kasem Tefa, i datelindies 30.01.1973 banues ne fshatin Mallunze, te Bashkise Mat, si dhe shtetasit Fadil Halil Panavija, i datelindjes 20.08.1981, banues ne fshatin Mallunze, te Bashkise Mat.Gjate kontrollit te ushtruar ne stanin e shtetasit Shkelzen Tefa eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves material nje arme zjarri pushke-20, model 56, kaliber 7.62mm, si dhe nje sasi prej 578 cope fisheke municioni luftarak dhe kater krehera fishekesh.Nga veprimet proceduriale te kryera nga grupi hetimor u be arrstimi ne flagrance i shtetasit Shkelzen Kasem Tefa, i datelindies 30.01.1973, per veprat penale Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shperthyese dhe i municionit” dhe „Prodhimi dhe mbajtie pa leje te armeve te gjuetise dhe spotive” parashikuar nga nenet 278/2 e 3, dhe 280 K.Penal.U procedua ne gjendje te lire shtetasi Fadil Halil Panavija, i datelindjes 20.08.1981, per vepren penale Prodhimi dhe mbajtie pa leje te armeve te gjuetise dhe spotive” parashikuar nga neni 280 K.Penal.Gjithashtu keto dy shtetas u proceduan administrativisht per shkelje te moratoriumit te gjuestise se paligjeshme ne Republiken e Shqiperise.U proceduan administrativisht per mos respektimit e orarit te levizjes mbas ores 22:00, shtetasit 1-Shkelzen Kasem Tefa, 2-Fadil Halil Panavija, 3-Luan Selim Pirra, 4-Kujtim Luftim Lleshi, 5-Ervis Arif Gjini.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjueti e paligjshme gjueti e paligjshme

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 11:54

TIRANË- Gjyqtari Altin Binaj betohet para presidentit Ilir Meta si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, gjyqtari Binaj ...