Aktualitet

Rikthimi në garë për Kushtetuesen/ KED mblidhet nesër, shqyrton kandidaturën e Zhaklina Petos

22 Dhjetor 2020, 13:36 Nga DOSJA
Rikthimi në garë për Kushtetuesen/ KED mblidhet nesër,

TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet ditën e nesërme për të shqyrtuar rikthimin në garë të magjistrares, Zhaklina Petros.

Kjo është hera e dytë që Peto rikthehet në garë për Gjykatën Kushtetuese, pasi fitoi herën e parë të drejtën për të marrë pjesë në garë por kërkesa e saj u ankimua.

Politika shqiptare ka premtuar që Gjykata Kushtetuese do të bëhet sërish funksionale brenda këtij viti, për të plotësuar kështu edhe një prej kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Deri më tani janë plotësuar 5 vende vakante, nga 6 për të plotësuar kuorumin e nevojshëm.

Ndërsa emrat e tjerë do të shqyrtohen vitin që vjen nga KED dhe më pas do t’i nisen për miratim Presidentit dhe Kuvendit të Shqipërisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ked ked refuzon zhaklina peton zhaklina peto ked ked refuzon zhaklina peton zhaklina peto

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 11:54

TIRANË- Gjyqtari Altin Binaj betohet para presidentit Ilir Meta si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, gjyqtari Binaj ...