Duan para që t’i lirojnë/ Dy shqiptarët që mbahen peng nga piratët në Nigeri janë babë e bir, nga Shkodra u shpërngul
22 Dhjetor 2020, 13:11Nga DOSJA
NIGERI– Ndoj dhe Mark Shytani, janë dy shqiptarët që janë marrë peng nga piratët në Nigeri. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të dy shqiptarët janë babë e bir, ndërsa punonin së bashku si marinarë në bordin e anijes “Stevia”. Dy shqiptarët janë të moshës 55 dhe 26 vjeç, nga Shkodra dhe jetojnë në Tiranë.
Ndërsa pronari i anijes është Nikolin Gjergji, ndërsa malli që transportohej në të ishte i kompanisë “Envi and E.E.”. Anija, në rrugën e saj të fundit, ishte ngarkuar me mallra në Kamerun me destinacion portin e Lagos.
Anija “STEVIA” u mor peng të mërkurën, 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë. Janë 8 persona që janë marrë peng nga piratët në Nigeri. Pronari shqiptar mjetin e lundrimit e ka blerë në Bullgari në pranverën e këtij viti.
Për këtë arsye anija ka flamur bullgar dhe është regjistruar në shtetin e Kamerunit, ku edhe ishte ngarkuar me mallra në Kamerun, e kishte për destinacion portin e Lagos. Nga Kapiteneria e Durrësit është bërë me dije se pengjet nuk janë të keqtrajtuar dhe se piratët kërkojnë para për të lënë të lirë shtetasit.
Po ashtu sipas kapitenerisë së Durrësit, Shqipëria nuk ndërhyn dot për lirimin e tyre, dhe gjithçka varet tek Kameruni (flamurit e të cilit mbante anija) dhe Bullgaria, vend ku ishte blerë mjeti lundrues. Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga pronari shqiptar i mjetit, Nikolin Gjergji.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë vendimin për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bedon duke e larguar nga sistemi i drejtës...
TIRANË– Policia e Shtetit ka prangosur 5 persona për vepra të ndryshme penale gjatë ditëve të fundit. Në një njoftim zyrtar, Policia bën me dije se k...
Aktualitet22 Dhjetor 2020, 11:54
TIRANË- Gjyqtari Altin Binaj betohet para presidentit Ilir Meta si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, gjyqtari Binaj ...
Paricidi, matricidi apo patricidi janë termat shkencor për fëmijën që kryen vrasje ndaj prindërve, babait, nënës apo familjarëve të afërt. Por ndërsa raste të k...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i do detajet! Kur nuk ka kaluar më shumë se disa ditë nga djegia e bredhit të Krishtlindjeve, Rama ka vendosur një tjetër.Mes...
TIRANË– Personi i cili u gjet ditën e djeshme në Himarë i prerë me thikë në fyt dhe me fraktura të tjerë në trup ende nuk është identifikuar nga poli...
TIRANË– Pavarësisht pandemisë, besimtarët katolikë do të fesojnë në Kishë, më 24 dhe 25 dhjetor Lindjen e Krishtit. Do të ketë meshë në të dy këto di...
TIRANË– Qytetarët shqiptarë duhet të ruhen nga ata që vijnë nga Britania. Kjo është kërkesa që ka, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. E ftuar në ...
Një 61-vjeçar nga California me inicialet S. h. B i ka bërë me djersë të ftohta stafin e një hoteli në kryeqytet, pasi për një kohë të gjatë refuzoi të p...