Aktualitet

KPA lë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin e dosjes së ’21 janarit’ Agim Bendo

22 Dhjetor 2020, 13:07 Nga DOSJA
KPA lë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë vendimin për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bedon duke e larguar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.

Trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Ardian Hajdari në cilësinë e kryesuesit, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo vendosën ta shqyrtojnë ankimin e Bendos në seancë publike që u transmetive live, megjithatë gjyqtari zgjodhi të mos paraqitej në mbledhjen e sotme.

Përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Bojken Bendo tha se ankimi është kryer për arsye morale, duke argumentuar se largimi nga detyra ishte bërë për shkak të daljes në pension dhe jo për t’ju shmangur procesit të rivlerësimit, gjithashtu i njohur nga Vettingu. 

Agim Bendo e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1992 dhe në shtator 2013, magjistrati ishte pjesë e trupës gjykuese që dha vendimin e diskutueshëm për çështjen e 21 Janarit, duke dënuar me vetëm 1 vit burg ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi dhe me 3 vjet gardistin Agim Llupo për vrasjen e 4 protestuesve përballë godinës së Kryeministrisë, në një tubim të PS që ishte në opozitës asokohe. 

Ndërsa në një artikull të BIRN, ai është renditur si një ndër pesë gjyqtarët më të pasur të Apelit të Tiranës. Bendo u dorëhoq ndërsa ndodhej prej një viti nën hetimin administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke “përdorur” karrierën 43-vjeçare si arsye për të dalë në pension. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim bego kpa perjashtohet agim bedo vettingu agim bego kpa perjashtohet agim bedo vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 11:54

TIRANË- Gjyqtari Altin Binaj betohet para presidentit Ilir Meta si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, gjyqtari Binaj ...