Aktualitet

22 Dhjetor 2020, 11:54 Nga DOSJA

TIRANË- Gjyqtari Altin Binaj betohet para presidentit Ilir Meta si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, gjyqtari Binaj duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit Meta se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Ndërsa presidenti i uroi suksese dhe punë të mbarë në detyrën e tyre shumë të rëndësishme e me përgjegjësi të lartë.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm kryeparlamentari Gramoz Ruçi; kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha;  avokatja e Popullit Erinda Ballanca dhe drejtuesja e misionit OPDAT të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Michelle Lakomy.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin binaj altin binaj

Sondazh

Poll