Politike

22 Dhjetor 2020, 15:12 Nga DOSJA

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka publikuar një video të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku shkruan  se rritja e çmimit të karburanteve është ndër aktet më të padrejta të tij.

Në një postim në ‘Facebook‘,  Tabaku deklaron se të gjithë e dinë që në këto 7 vite kostoja e jetesës vetëm rritet, duke shtuar se e vetmja mundësi për të shpëtuar ekonominë është largimi i Ramës.

Mesazhi i Jorida Tabakut:

Çmimet si në Suedi, jetesa si në Afrikë. Në 7 vjet, të gjitha çmimet u rritën, por rritja e çmimit të karburanteve është ndër aktet më të padrejta të Edi Ramës në kurriz të qytetarëve. Ai erdhi në pushtet me premtimin e uljes së çmimit, por e rriti taksën sapo mori drejtimin e qeverisë. Sot ne paguajnë gati me të njëjtin çmim si Suedia dhe Hong Kongu, dy nga vendet më të pasura në botë. Në çdo litër karburant, qytetarët paguajnë 240 lekë më shumë për shkak të taksës “Rama”. Zinxhiri i rritjes së çmimeve ndalon tek xhepi i konsumtatorit. Të gjithë e dime se këto 7 vjet kostoja e jetesës vetëm rritet. E vetmja mundësi për të shpëtuar ekonominë tonë është largimi i Ramës. Vendit i duhet ndryshim dhe këtë do ta bëjë Partia Demokratike!

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deklaratat e rames jorida tabaku deklaratat e rames jorida tabaku

Sondazh

Poll