Politike

Kusht i ri? PE: Jo negociata me Shqipërinë pa zgjidhur ‘kufirin e detit’ dhe ligjin e luftës me Greqinë

22 Dhjetor 2020, 11:49 Nga DOSJA
Kusht i ri? PE: Jo negociata me Shqipërinë pa zgjidhur ‘kufirin

BRUKSEL– Deputetët në Parlamentin Europian kërkojnë që konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian të mos zhvillohet pa u zgjidhur më parë çështja e kufirit detar me Greqinë.

Ishte eurodeputetja franceze, Dominique Bilde ka kërkuar që të pritet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, dhe kërkon që të mos bashkohet Shqipëria teksa është në “luftë” me Greqinë. Ndërkohë që kërkon edhe zgjidhjen e ligjit të luftës mes dy vendeve fqinje. 

“Çështja e kufirit detar është burim tensioni mes dy vendev, siç u provua gjatë protestave të tetorit të organizuara nga PDIU dhe Vetëvendosje gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë. Si mund ta justifikojë Komisioni hapjen e negociatave me Shqipërinë, në një kohë që ka një gjendje lufte formale mes këtij vendi dhe Greqisë, që prej vitit 1940?!,-u shpreh Bilde. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dominique bilde greqia merr 12 milje nga deti jon ligji i luftes me greqine parlamenti europian dominique bilde greqia merr 12 milje nga deti jon ligji i luftes me greqine parlamenti europian

Sondazh

Poll