Politike

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese/ Valdete Daka jep LAJMIN: Jemi gati për zgjedhje

22 Dhjetor 2020, 11:57 Nga DOSJA
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese/ Valdete Daka jep LAJMIN: Jemi

KOSOVË-  Pas vendimit të Kushtetutës për rrëzimin e qeverisë, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, e cila ka thënë se institucioni në fjalë e ka për detyrim organizimin e zgjedhjeve dhe se kur do që shpallen edhe përkundër gjendjes së pandemisë do t’i organizojnë ato.

 “Po ne gjithmonë jemi të përgatitur, në fakt ne tashmë e dimë se viti i ardhshëm është vit zgjedhor dhe kemi filluar të gjitha përgatitjet, të cilat na obligon Kushtetuta. Po ne tashmë jemi mësuar që të kemi zgjedhje të parakohshme, të gjitha zgjedhjet parlamentare kanë qenë të parakohshme dhe natyrisht që ne në qoftë se ato shpallen do të kemi obligim që t’i organizojmë”, ka thënë kryetarja e KQZ-së për mediat.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike valdete daka valdete daka

Sondazh

Poll