Politike

Anketimi suedez/ Bledi Çuçi: Policia jonë e depolitizuar, ka lënë pas vende si Anglia, Franca, Holanda dhe Spanja, njerëzi

22 Dhjetor 2020, 14:34 Nga DOSJA
Anketimi suedez/ Bledi Çuçi: Policia jonë e depolitizuar, ka

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi filloi sot zyrtarisht detyrën pak ditë pas emërimit të tij. Në një konferencë të përbashkët me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliut dhe zëvendës ministren Romina Kuko, prezantoi anketimin e qeverisë suedeze mbi perceptimin për Policinë e Shtetit. Në fjalën e tij Çuçi, e ka cilësuar vrasjen e Klodian Rashës si një rast krejt të veçuar që s’ka lidhje me trajektoren e punës së policisë. Çuçi shtoi se anketimi i kryer nga qeveria suedeze, është bërë përpara ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë, që ngriti të gjithë vendin në këmbë me protesta.

Çuçi tha se ajo ngjarje nxori në sipërfaqe atë kategori njerëzish apo personazhesh publikë që s’lënë rast pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe qeverisë. Ministri i Brendshëm e ka konsideruar të arrirë strukturën e Policisë së Shtetit përsa i përket perceptimit të politizimit të saj. Ai tha se Polciia e Shtetit ka kënë mbrapa edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, apo Franca, duke e nënkuptuar s është shumë më pak e politizuar se strukturat e këtyre vendeve. Ministri i Brendshëm Bledi Çuci u shpreh se siguria e qytetarëve është rritur, krahasuar me atë të vitit 2013, teksa theksoi se sot, njerëzit nuk kanë frikë të ecin vetëm në rrugë, edhe kur është errësuar. Sipas ministrit, në vitin 2013, para se Partia Socialiste të merrte pushtetin, 74% e qytetarëve mendonin se policia do të pranonte ryshfet, ndërsa sot e mendojnë vetëm 54% një gjë të tillë. 


“Komunikimin e parë si ministër i Brendshëm me publikun ta bëj e ta paraqisja personalisht këtë barometër, rezultate të sondazhit për arsye se si gjithë shqiptaret, unë në këtë pozicion dhe si anëtar i qeverisë ndihem shumë mirë që perceptimi për punën e bërë nga policia që prej 2013 e deri më sot është jashtëzakonisht pozitiv. Do e shohim bashkarisht kur të kalojmë rezultatet kryesore të sondazhit por ndihem mirë për këtë komunikim të policisë me publikun e ndryshim rrënjësor të perceptimit të punës. Sondazhi vjen në një moment specifik se javën e fundit kemi përjetuar një situatë jo të zakonshme nga një rast krejt i veçuar që s’ka lidhje me trajektoren e punës së policisë por nxori në sipërfaqe atë kategori njerëzish apo personazhesh publikë që s’lënë rast pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe qeverisë. Rezultatet e sondazhit kanë dalë përpara ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë. Falenderoj paraardhësit e mi që prej vitit 2013 e këto rezultate i dedikohet dhe punës së tyre të palodhur që kanë bërë këto vite për të ndryshuar perceptimin e publikut për policinë. Policia e shtetit është sot shumë më tepër apolitike, jo e varur, shumë më tepër e besueshme nga publiku për punën që bën, e shef me shumë më tepër respekt punën e policisë, që prej 2013,”-tha Bledi Çuçi. 

Sot, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dlaë për herë të parë në publik pas protestave masive që u zhvilluan pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Veliu tha se Policia e Shtetit është përballuar me sfida që i ka përballuar me sukses. Veliu shtoi se në mënyrë të vazhdueshme janë ndjekur shqetësimet e publikut për kriminalitetin dhe është punuar shumë për zgjedhjen e problemeve që kanë qytetarët në jetë ne përditshme. Sipas Veliut, 80% e të anketuarve janë shprehur se ndihen të sigurt në zonat ku banojnë dhe se krahasuar me vitin 2013, ngjarjet kriminale kanë ardhur në rënie. 

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardi veliu bledi çuçi prezantimi i anketimit të qeverisë suedeze romina kuko ardi veliu bledi çuçi prezantimi i anketimit të qeverisë suedeze romina kuko

Sondazh

Poll