Politike

VENDIMI/ Mal i Zi merr masa të reja për Shqipërinë, nga sot deri më 11 janar për t’u futur në rajon shqiptarët duhet t

22 Dhjetor 2020, 09:39 Nga DOSJA
VENDIMI/ Mal i Zi merr masa të reja për Shqipërinë, nga sot

MAL I ZI– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka marrë masa të reja kufizuese për Shqipërinë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për shtyp prej ditës së sotme (22 Dhjetor) deri në datë 11 janar 2021  të gjithë ata që do duan të futen në territorin e Malit të Zi duhet të jenë të pajisur me test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.

Kjo masë përfshinë të gjithë shtetasit nga vendet e huaja. Ndërkohë shqiptarëve që do të futen në Mal të Zi,  do t’i mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend pa mundësi qëndrimi.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masa të reja, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe si shtetasve të tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë. Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend“, njofton MEPJ.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi në mal të zi koronavirusi në mal të zi

Sondazh

Poll