Politike

Lëvizja e minutave të fundit/ Basha mbledh Kryesinë e PD, fushata në Shkodër e Fier i besohet Bushatit dhe Alibeajt

22 Dhjetor 2020, 12:00 Nga DOSJA
Lëvizja e minutave të fundit/ Basha mbledh Kryesinë e PD, fushata

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndezur zyrtarisht motorët e fushatës në selinë blu. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Basha ka nisur të caktojë drejtuesit politikë në qarqe.

Në Shkodër, PD ka vendosur t’ja besojë fushatën Helidon Bushatit, ndërsa në Fier, drejtues politik do të jetë ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se prezantimi i Helidon Bushatit do të bëhet pasditen e sotme nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Në ditët e ardhshme, PD pritet të caktojë drejtuesit politikë edhe për 10 qarqet e tjera të vendit.

Drejtuesit politikë janë ekipi kryesor i fushatës politike të një partie. Të deleguarit e qarqeve, janë emrat që “ndezin” mbështetësit e partive, e po ashtu punojnë për një rezultat më të mirë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike drejtuesit politike te pd enkelejd alibeaj helidon bushati lulzim basha drejtuesit politike te pd enkelejd alibeaj helidon bushati lulzim basha

Sondazh

Poll