Politike

Marrëveshja e ekstradimit me SHBA-në, Gjonaj: Sinjal i qartë ndaj të gjithë shkelësve të ligjit

22 Dhjetor 2020, 09:48 Nga DOSJA
Marrëveshja e ekstradimit me SHBA-në, Gjonaj: Sinjal i qartë ndaj

TIRANË-Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni së bashku me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen e ekstradimit nga SHBA.

Gjonaj në fjalën e saj u shpreh se traktati ishte i vjetër e se kishte nevojë për modernizim.


“Është një ngjarje historike që shënon një hap të ri bashkëpunimi gjyqësor. Jemi mbledhur për të nënshkruar marrëveshjen e ekstradimit mes dy vendeve pas 100 vjetësh nga marrëveshja e parë. Marrëveshja e re zëvendëson traktatin dy palësh të ekstradimit i firmosur nga Faik Konica. Kjo marrëveshje është rezultat i një punë të gjatë dhe një bashkëpunimi shumë të ngushtë. Me marrëveshjen e re realizojmë përditësimin dhe kategorizimin e veprave penale mbi bazën e të cilave kërkohet ekstradimi.Një hap i rëndësishëm përpara në luftën kundër krimit.Marrëveshja shërben si një sinjal i qartë dhe i vendosur ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, se askush nuk do të gjejë asnjë strehë për t’iu shmangur zbatimit të ligjit penal në SHBA apo në Shqipëri.Akti që formalizojmë sot përmes këtij nënshkrimi, është shenjë e qartë e vullnetit të palëkundur të qeverisë shqiptare, në drejtim të zbatimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, por edhe provë e mbështetjes së pakursyer të mikut dhe aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në realizimin e këtij objektivi të përbashkët”, deklaroi Gjonaj.

Marrëveshja e ekstradimit me SHBA-në përditëson kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët, mbi bazën e parimit të kriminalitetit të dyfishtë. Në marrëveshje përfshihen dhe veprat penale si ato me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një  viti  ose për një dënim më të rëndë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjoanj yuri kim etilda gjoanj yuri kim

Sondazh

Poll